Kulturë

Punonjësit e kulturës rikthehen në prova, Ministria i ikën përgjegjësisë

Punonjësit e kulturës rikthehen në prova, Ministria i ikën përgjegjësisë
Punonjësit e “Shotës” që në ditën e parë të rikthimit, të martën, janë ankuar se nuk kanë kushte pune në raport me parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit (Foto nga arkivi)

Disa prej institucioneve kulturore kanë nisur punën pa leje të Ministrisë së Shëndetësisë përderisa Ministria e Kulturës është e paqartë. Me dy shkresa u ka kërkuar të dalin në punë, e dy zyrtarë thonë se nuk kanë kërkuar që të nisin provat.

Përderisa në Teatrin Kombëtar të Kosovës tash e disa ditë mbahen prova, ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” dhe Filarmonia e Kosovës kanë nisur ushtrimet të martën. Baleti Kombëtar i Kosovës do t’i nisë sot (e mërkurë).