Kulturë

“Green Queen” në oxhakun e “Termokosit” si thirrje për mbrojtje të ambientit

“Green Queen” në oxhakun e “Termokosit” si thirrje për mbrojtje të ambientit
I realizuar nga studioja “1010”, ky projekt parasheh mbështjelljen e oxhakut të “Termokosit” me një gjethe çeliku, duke e transformuar në tërësi objektin industrial. Bimët, të cilat do ta mbështjellin oxhakun, do të shërbejnë si filtra për pastrim të ajrit. “Nga vetë fakti që ky oxhak ka prodhuar dyoksid karboni, ne kemi dashur ta bëjmë të kundërtën”, ka thënë arkitekti Visar Geci, i cili i prin ekipit që e ka hartuar projektin

Gjithandej botës qytetet identifikohen me më së paku një objekt arkitektonik. Askush s’mund ta imagjinojë Parisin pa Kullën e Eiffelit dhe as New Yorkun pa Statujën e Lirisë.

Nëse gjithçka shkon sipas një plani të prezantuar në publik të martën, bartësit e projektit kanë goxha ambicie se edhe Prishtina do ta ketë një objekt të tillë arkitektonik, që do të bëhet pikë referimi për vendasit e vizitorët. Në përpjekje për ta ndërtuar identitetin kulturor dhe arkitektural të kryeqytetit, një grup arkitektësh e ka iniciuar ndërtimin e “Green Queen”. Projekti për shndërrimin e oxhakut të “Termokosit” në simbol të vetëdijes mjedisore u prezantua publikisht të martën, në ambiente të Komunës së Prishtinës.