Kulturë

Rikthehet vëmendja te Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, që u nis më 2010

Rikthehet vëmendja te Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, që u nis më 2010
Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës është ndërtuar afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, lagjen në qendër të qytetit, aty ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. Por ani pse punimet kishin nisur para një dekade, tek tash është nismuar grumbullimi i artefakteve

Kujtimet për Nënë Terezën parashihet të mblidhen edhe në Prizren, ku të parët e saj kanë lënë gjurmë të pashlyera brenda komunitetit. Ato do të ruhen në një ndërtesë që kishte filluar të ngrihej në vitin 2010 me buxhet të Ministrisë së Kulturës, ndërkohë që, sipas raporteve, punimet në të kishin përfunduar qysh në vitin 2012.

Rishtazi, Komuna e Prizrenit dhe dega në Kosovë e fondacionit suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB) kanë ndërmarrë nismën për funksionalizimin e Muzeut të Nënë Terezës. Në këtë institucion kulturor planifikohet që të shpalosen gjurmë dhe tregime të jetës së shenjtores shqiptare Gonxhe Bojaxhiu.