Kulturë

Rexhep Ferri për legjendat, mitet dhe ëndrrat

Akademiku Rexhep Ferri në një intervistë të gjatë për emisionin Express të KTV-së flet për jetën e tij, që nga fëmijëria, shkolla e mesme, udhëtimi në Beograd për studime dhe kthimi në Kosovë për të vazhduar me ekspozitat jashtë dhe brenda vendit.

Me nostalgji, Ferri flet për kohën që kaloi në qytetin e Pejës, ku shkoi për të kryer shkollën e mesme të artit, “Odhise Paskali”.

“Po të mos ishte ajo shkollë e artit, asnjëri nga ne nuk do të ishim krijues”, ka thënë ai.

Madje Ferri përmend se edhe kur kanë shkuar për të studiuar në Beograd, profesorët e kanë përmendur shkollën e artit në Pejë si shembull.

Pas studimeve, Ferri u kthye për të vazhduar me ekspozitat, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ai përmend ato në Paris dhe bisedën që kishte me një koleksionist, i cili, kujton Ferri, i tha “mëkat që s’je spanjoll”.

Me këtë, Ferri tha, e futa ne xhep dhe e ruajta në kujtime por nuk u bëra xheloz.

“Përkundrazi, ma largoi xhelozinë”, tha Ferri.

Duke komentuar Fakultetin e Arteve, zhvillimet dhe studimet tash, Ferri tha se edhe në këtë moshë që është, punon më shumë se sa ata që i bëri vetë profesorë.

“Ka vdekë njerëzorja, ka mbetë vetëm njeriu”, përfundoi Ferri.