Kulturë

PriFest mbahet prej 14 deri 19 korrik

PriFest mbahet prej 14 deri 19 korrik

Pas pandemisë Covid19, që anuloi shumë festivale dhe aktivitete kulturore, PriFest në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, si dhe duke pritur protokollet e veprimit të mëtutjeshëm për respektimin e masave mbrojtëse, ka vendosur që edicioni i 12 i festivalit të mbahet nga data 14 deri më 19 korrik.

Festivali është paraparë të mbahet komplet në ambiente të jashtme, kinema në qiellin e hapur, në dy-tri lokacione në qendër të Prishtinës.