Kulturë

“Koncert për paqe”, sot premierë në KTV

“Koncert për paqe”, sot premierë në KTV

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës së vitit 1999, Filarmonia e Kosovës zbërthen tragjedinë duke dërguar mesazhe paqeje në emër të Kosovës. Këtë e bën në katedralen “Saint-Louis-des-Invalides” në Paris me “Njeriu i armatosur: Meshë për paqe” të Karl Jenkins, kompozitorit uellsian që ua dedikoi këtë vepër viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Një rrëfim unik për koncertin e majit të vitit të kaluar shpaloset në dokumentarin e shkurtër “Koncert për paqe”, që transmetohet sot, premierë në KTV, prej orës 17:30.