Kulturë

“Through Arts We Rise” nga artistja kosovare lë gjurmët e para në Londër

“Through Arts We Rise” nga artistja kosovare lë gjurmët e para në Londër
Muret mbrojtëse të urës në West Hampstead të Londrës janë mbuluar me murale. Në njërën anë personazhe të veprës së realizuar nga artistja franceze, Zabou, janë të pastrehët. Në tjetrën, artisti i njohur britanik Ben Eine, është shkruar “Through Arts We Rise”, emri i organizatës së themeluar nga Alketa Xhafa-Mripa. Muralet janë thirrje për gjendjen e të pastrehëve dhe për misionin e artit (Foto: Dean Northcott)

John Henderson, 49-vjeçar, ishte një fytyrë e njohur në zonën West Hampstead të Londrës. Jetoi për më shumë se 20 vjet jashtë stacionit hekurudhor “West Hampstead Thameslink”. Vdiq më 19 maj të vitit të kaluar. Kushdo që e njihte Hendersonin – apo siç e quanin vendorët “Johni, shitësi i librave” ose “merimanga”, për shkak të tatuazhit që kishte në fytyrë – e njihte edhe qenin e tij, Sugar.

Johni, shitësi i librave dhe Sugar – me tri këmbë që kishte ngordhur në gusht të vitit 2018 – janë vetëm dy nga katër personazhet që paraqiten në muralin e realizuar nga organizata “Throught Arts We Rise” (Përmes artit ne lartësohemi) themeluar nga artistja shqiptare që jeton në Londër, Alketa Xhafa-Mripa.