Kulturë

Rinisin punimet për bazamentin e NEWBORN-it

Rinisin punimet për bazamentin e NEWBORN-it

Prishtinë, 27 maj – Brenda 45 ditësh pritet që monumentit të Pavarësisë, NEWBORN, t’i punohet bazamenti i përhershëm. Punimet që kishin nisur në shkurt e ishin ndërprerë me vendim të Inspektoratit të trashëgimisë kulturore, kanë rinisur të mërkurën.

Procesi ishte zvarritur shkaku i lejes që Komuna e Prishtinës duhej të merrte nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. E lejen e ka marrë qysh në mars të këtij viti.