Kulturë

Jimmy Cobb – muzikanti i gjeneratës që ndryshoi historinë e jazzit

Jimmy Cobb – muzikanti i gjeneratës që ndryshoi historinë e jazzit
Jazz muzikanti Jimmy Cobb, që ishte një nga kryesorët në krijimtarinë e Miles Davisit, ishte i fundit i gjallë nga ata që bënë albumin klasik i cili ndryshoi historinë e jazzit. I njohur për vibrancën e tij si shoqërues, Cobb do të ishte tok me grupin mu në zenitin e tij kur bënë bashkë minimalizmin dhe improvizimin

New York, 26 maj (“The Guardian”, “Washington Post”) – Jimmy Cobb, jazz-baterist dhe anëtari i fundit i mbijetuar nga albumi i njohur i Miles Davisit, “Kind of Blue”, ka vdekur nga kanceri i mushkërive në moshën 91-vjeçare. Cobb ishte ndër kryesorët që ndihmoi të arrihej ai dispozicion magjepsës në një dorë kryeveprash të Davisit, përfshirë “Porgy and Bess” (1959), “Sketches of Spain” (1960), “Someday My Prince Will Come” (1961), si dhe koncertet live të Miles Davisit në Carnegie Hall dhe Black Hawk. Por ishte puna e tij në çinella dhe pulsi i lehtë në “Kind of Blue”, ato që do të kujtohen për jetë të jetëve.

“Miles na thoshte veçse pak gjëra çfarë duhej të bënim dhe pastaj i rrekeshim punës për idenë e tij”, kishte thënë Cobb për “Billboard” më 2019. “Ai na besonte të gjithëve, sepse e dinte se ne ishim të gjithë muzikantë të mirë. Ai nuk kishte diçka tjetër për të thënë përveçse të thoshte se e donte të kryer”.