Kulturë

“Sikur një shqiptar ta vriste Aleksandar Rankoviqin në Kosovë”

“Sikur një shqiptar ta vriste Aleksandar Rankoviqin në Kosovë”
Libri i Michael Martensit, “Im Brand der Welten: Ivo Andrić. Ein europäisches Leben”, hap temën mbi patriotizmin dhe terrorizmin

Tash e 100 vjet vazhdojnë diskutimet me pikëpamje krejt të kundërta rreth patriotizmit dhe terrorizmit në Ballkan dhe vazhdojmë më tej këto ditë në Sarajevë e më gjerë.

Kur anëtarët e organizatës “Mlada Bosna” e përgatitën atentatin kundër trashëgimtarit të Austro-Hungarisë, Arqiduk Franz Ferdinand, në Sarajevë, më 28 qershor 1914, Gavrilo Principi u arrestua dhe u gjykua si terrorist, kurse ai u konsiderua si patriot duke u glorifikuar si i tillë në poezinë popullore serbe përkundër asaj ç’pasoi pas këtij atentati: Lufta e Parë Botërore.