Kulturë

Trashëgimia arkivore e “Rilindjes” nxirret nga kontejneri

Ani pse vendimi që pjesa e arkivit të “Rilindjes” që mbahej në kontejner te ish-Pallati i Shtypit ishte marrë qysh më 2007 – pesë vjet pasi u vendos aty – një gjë e tillë është konktretizuar tek tani. Tashmë ka zënë vend në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Ani pse gazetat kanë qëndruar 18 vjet në kontejner, sipas zyrtarëve të Agjencisë, gjendja e tyre është e mirë
 

Një pjesë e trashëgimisë arkivore – gazeta që dokumentojnë rindërtimin e Kosovës në vitet e pasluftës së vitit 1999 – për gati dy dekada kishte qëndruar në një kontejner në oborrin e ish-Pallatit të Shtypit.

Shpëtimi nga shkatërrimi i numrave të gazetës “Rilindja,” të cilët i mungonin Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, u bë falë alarmit të shkrimtares Ervina Halili, e cila nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ia drejtoi publikisht kërkesën kryeshefit të Agjencisë. Tërheqja e materialeve u bë tek javën e kaluar, edhe pse vendimi për një gjë të tillë ishte marrë qysh më 29 janar të 2007-s.