Kulturë

Arben Bajraktaraj foli për karantinën, projektet e tij dhe ecurinë e filmit në vend

Arben Bajraktaraj foli për karantinën, projektet e tij dhe ecurinë e filmit në vend

Aktori i shquar kosovar, Arben Bajraktaraj, u lajmërua nga kryeqyteti francez, ku aktualisht po qëndron i izoluar në këtë periudhë të pandemisë globale.

Sikurse të tjerët, aktivitetet e tij të shumta në film, televizion dhe teatër i ka pezulluar përkohësisht, ai po kujdeset të qëndrojë afër publikut me realizimin e intervistave online, apo edhe disa videove artistike, të cilat i ka postuar së fundmi në rrjetet sociale, e ku ai i shfaq aftësitë e jashtëzakonshme në poezi.