Kulturë

Pandemia shtyn vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Pandemia shtyn vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Prizren
Më 28 nëntor të vitit të shkuar autoritetet komunale të Prizrenit bashkë me përfaqësuesit e institucioneve e organizatave dhe veprimtarë të ndryshëm patën vendosur gurin themeltar për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut, në rrethin afër Stacionit të Autobusëve në Prizren

Përkujtimi i ditës së lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, gjatë kësaj jave, Prizrenin do ta gjejë pa shtatoren e heroit kombëtar. Rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë COVID-19 kanë detyruar bartësit e projektit që ceremoninë e vendosjes së shtatores ta shtyjnë për afat të pacaktuar. Sipas tyre, nderimi i figurës së shquar kombëtare meriton pjesëmarrje masive, që në situatën aktuale nuk mund të jetësohet.

Nue Oroshi nga shoqata “Trojet e Arbrit” ka thënë se finalizimi i këtij projekti është shtyrë për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore.