Kulturë

Muzetë amerikanë përballë vështirësive financiare

Muzeu Metropolitan i Artit në Manhattan ka paralajmëruar se është duke u përballur me vështirësi financiare, më shumë sesa ishte kalkuluar gjatë muajit mars
 

Drejtuesit e Muzeut Metropolitan të Artit në Manhattan janë duke u përgatitur për një rënie ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, që mund të jetë më e rëndë sesa u parashikua fillimisht.

Përballja me një mungesë të mundshme për vitin e ardhshëm fiskal që mund të shkojë deri në 150 milionë dollarë - 50 për qind më shumë se ajo që ishte parashikuar në mars – bëri që muzeu të njoftojë për largime nga puna më shumë se 80 punonjës dhe ekzekutime të shkurtimeve të pagave për 20 për qind në një letër për stafin.