Kulturë

Arti i ndryshimit të botës

Arti i ndryshimit të botës

Për Deanna Witmanin, arti është bërë mënyra më thelbësore për të dokumentuar ndryshimet që po i bëjmë në mjedisin tonë planetar.

Ajo përdor instalacionet fotografike për të rritur ndërgjegjësimin mbi shpejtësinë e ndryshimeve klimatike dhe për të nxitur veprime përmes një angazhimi emocional. Witman është shkencëtare me shkollim, dhe vokacioni i saj më i ri është goxha shkëputje nga puna e saj e fundit, në të cilën ajo punonte si biologe, duke bërë studime mbi ndikimin mjedisor të transportit dhe projekteve infrastrukturore. Për më shumë se një dekadë, Witmani ka mbledhur të dhëna në terren për të kuptuar sesi potenciali i punës mund të ndikojë hapësirën përreth, shkruan KOHA.