Kulturë

110 portrete nga Lulzim Behxheti, të ardhurat u dedikohen fëmijëve me autizëm

Gjatë ditëve të qëndrimit në karantinë për shkak të koronavirusit, Lulzim Behxheti ka marrë një iniciativë të veçantë. Arkitekti kosovar, i cili jeton në Helsinki, ka filluar të vizatojë portrete të personaliteteve të ndryshme.

Muret e bardha të banesës së tij janë mbushur me portrete.

Arkitekti kosovar që jeton në Finlandë, gjatë ditëve të karantinës, ka filluar të vizatojë portrete të personaliteteve të ndryshme, transmeton KOHA.

Lulzim Behxheti ka realizuar edhe portretet e anëtarëve të familjes së Rita Orës dhe ka marrë falënderimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për dy javë, ai ka realizuar rreth 110 portrete.

Lulzim Behxheti planifikon ta realizojë një gala-mbrëmje për t’i shitur portretet dhe të ardhurat do t’ua dedikojë fëmijëve me autizëm.