E izoluar në atelienë e saj po e vazhdon ciklin e punimeve nga ekspozita që i ka mbetur mbyllur për shkak të pandemisë.
Para një muaji, piktorja Adriana Marku-Sedaj kishte hapur ekspozitën e saj personale në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Veprat nga kjo ekspozitë ishin thirrje artistike për të drejtat e grave, ndërkohë ato vazhdojnë të qëndrojnë në muret e galerisë, por nuk janë të qasshme për artdashësit, transmeton KOHA.
Ditët e qëndrimit në karantinë ajo thotë se po i shfrytëzon për të krijuar piktura të tjera, që janë vazhdimësi e ekspozitës që përpos dashurisë trajton edhe kronologjinë e jetës.
Piktorja Sedaj bën thirrje që të shtohet kujdesi ndaj pandemisë.
Adriana Marku-Sedaj, pas ekspozitës personale në Prishtinë, po planifikon që veprat t’i prezantojë në Tiranë si dhe në edicionin më të ri të Festivalit “Etno Fest”.