Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës nis transmetimin online të shfaqjeve

Baleti Kombëtar i Kosovës nis transmetimin online të shfaqjeve

Baleti Kombëtar i Kosovës do ta nisë transmetimin online të shfaqjeve, shkaku i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, që pritet të vazhdojnë deri në afat të pacaktuar.

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se “Baleti Kombëtar i Kosovës do të fillojë nga java e ardhshme transmetimin online të shfaqjeve çdo të enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake”.