Kulturë

“Shpia e Agës” prej sot edhe online

Nga sot, filmin ‘Shpia e Agës’ nga Lendita Zeqiraj, mund ta shihni online në platformën Vimeo.

Për shkak të situatës së krijuar rreth përhapjes së virusit COVID-19 dhe shtyrjes së shumë festivaleve të planifikuara, distribucioni NINANANA në marrëveshje me produksionin N’ART + WOO FILMS fillon distribuimin e hershëm në internet në platformat Vimeo, Amazon Prime Video, Roku etj.

Çdo ditë, duke filluar nga sot, distribucioni do të publikojë nga një link special për një shfaqje falas, në faqen zyrtare të filmit në Facebook “Aga’s House”.

Prej momentit të premierës e deri në kohën e pandemisë, filmi “SHPIA E AGËS” është nominuar për më shumë se 30 çmime dhe është shpërblyer me 24 çmime ndërkombëtare.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.