Aktorja dhe fotografja e parë nga qyteti i Gjakovës, Igballe Zherka – Gorani, ka vdekur të enjten.
E lindur në vitin 1932 në një familje përparimtare, ajo që në moshë të re u fokusua në aktivitete të shumta kulturore në Gjakovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarriera e saj në teatër ia mundësoi të jetë pjesë e një prej projekteve më të mëdha teatrore në Gjakovë. Ajo ishte pjesë e shfaqjes “Triumfi i lirisë”, ku kishte qenë e vetmja grua, transmeton KOHA.
Që nga mosha 17-vjeçare e filloi rrugëtimin me fotografinë. Ibgalle Zherka Gorani në emisionin “PRO X” kishte treguar disa teknika të fotografisë që praktikonin në atë kohë.
Përveç përkushtimit artistik, ajo dha një kontribut të madh edhe në arsim, ku i kaloi më shumë se tri dekada.
Aktorja u varros sot në Prizren. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i saj u bë në prani të rrethit të ngushtë për shkak të pandemisë.