Kulturë

Muzeu Historik fton familjet të paraqesin trashëgiminë e tyre kulturore

Muzeu Historik fton familjet të paraqesin trashëgiminë e tyre kulturore

Tiranë, 1 prill - Janë të shumta familjet shqiptare që ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë materiale, si veshje popullore, qëndisma, bizhuteri, orendi shtëpiake, vegla pune etj.

Duke u nisur nga ky fakt, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë fton të gjithë zotëruesit që t’i prezantojnë këto objekte tek faqja e institucionit duke u bërë kështu pjesë e projektit “Muzeu im”.