Kulturë

Lamtumira me duartrokitje për aktoren emblematike Leze Qena

Lamtumira me duartrokitje për aktoren emblematike Leze Qena

Jehona e tingujve të saksofonit kumbonte më shumë sesa që do të kumbonte në rrethana të tjera. Në qetësinë pllakosëse që ka mbërthyer Prishtinën, prejse institucionet shtetërore kanë kufizuar lëvizjet, heshtja sikur u mbante iso tingujve përballë fytyrave të pikëlluara të njerëzve.

Homazhet për aktoren që ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës në moshën 85-vjeçare, Leze Qena, ishin krejt të pazakonta. Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e së enjtes për t’ia dhënë lamtumirën e fundit aktores së dashur.