Kulturë

Al Di Meola me koncert virtual për të larguar mendjen nga koronavirusi

Al Di Meola me koncert virtual për të larguar mendjen nga koronavirusi
 

Virusi COVID19 ka bërë që shumë muzikantë e instrumentistë të njohur të anulojnë koncertet e tyre. Por, teknologjia është ajo që i ka bashkuar të njëjtit me dashamirët e muzikës së tyre gjatë kohës kur të gjitha vendet në botë po përballen me pandeminë, raporton KOHA.

Ndjekësit e muzikës tani kanë mundësinë që nga shtëpitë e tyre të ndjekin koncertet e muzikantëve me nam, si atë të kitaristit amerikan, Albert Laurence Di Meola.