Kulturë

Lokacioni i çuditshëm me eshtrat e 60 mamuthëve

Një strukturë 25 mijë vjet e vjetër nga epoka e akullit, e bërë prej eshtrave të 60 mamuthëve leshtorë është gjetur në nëntokën e Rusisë.

Një ekip shkencëtarësh ka punuar prej vitit 2014 për të gërmuar një vendosje rrethore të gjerë 12 metra, të bërë prej eshtrave në një vend paleolitik që ndodhet 480 kilometra në jug të Moskës. Struktura përmban mure të ndryshme, vatra zjarri dhe vende për kasapë, sipas gjetjeve të afishuara në zhurnalin “Antiquity”, shkruan Koha Ditore.

“Është vërtet mahnitës numri i madh i eshtrave që paraardhësit tanë paleolitikë kanë rrëmihur nga gjetkë dhe i kanë sjellë në këtë vend për të ndërtuar këtë monument”, ka thënë për “New York Times” një arkeolog nga Universiteti i Exeterit që ka bashkëshkruar raportin. “Më ka hequr mendjen fare”. Rreth 70 struktura të ngjashme mamuthësh janë zbuluar gjithandej Evropës, përfshirë dy të zbuluara në këtë vend, Kostenki, gjatë viteve ’50 dhe ’60. Më të vjetrat nga këto vende datojnë 22 mijë deri në 3 mijë vjet më herët sesa ajo që është gjetur së fundmi në Kostenki.

Ato janë domethënshëm më të vogla, ku shumica janë më pak se 3 metra të gjëra. Kërkuesit besojnë se ato janë përdorur si banesa modeste të mbrojtjes gjatë kushteve të ashpra të epokës së akullit. Ata po përpiqen të kuptojnë se për çfarë arsye është bërë struktura, më e vjetra dhe më e madhja e llojit të vet, si dhe për çfarë është përdorur ajo.

“Merret me mend se është dashur shumë kohë dhe përpjekje për ndërtimin e strukturës, kështu që ishte qartësisht e rëndësishme për njerëzit që duhet të kenë pasur arsye ta ndërtonin atë”, ka thënë Pryor për “Smithsonian Magazine”.

Disa kanë sugjeruar që vendi mund të ketë qenë ritual, por Pryor nuk është kaq i sigurt. “Rituali”, thotë ai, “është i ngulitur në jetën njerëzore në të gjitha mënyrat. Është mjaft i arsyeshëm fakti që ata mund ta kenë sajuar një strukturë të këtij lloji si pjesë të ritualit dhe veprimtarive të tyre të jetesës”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.