Kulturë

Vdes legjenda e muzikës “country”, Kenny Rogers

Foto: Reuters

Ka vdekur legjenda amerikane e muzikës “country”, Kenny Rogers në moshën 81 vjeçare, raporton BBC.

Një përfaqësues i familjes tha se, “ai vdiq në paqe në shtëpi nga shkaqe natyrore”, transmeton KOHA.

Rogers kryesoi në toplistat pop dhe “country” gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta, derisa ka fituar tre çmime Grammy.

Në karrierën e tij gjashtë dekadëshe ai ka krijuar disa nga hitet më të mëdha botërore, përfshirë këtu “Lady”, “The Gambler”, “Lucille” dhe “Coward Of The County”.

Në vitin 2013 ai kishte hyrë në “Country Music Hall of Fame”, dhe në po atë vit kishte pranuar çmimin për “Arritje Jetësore” nga Asociacioni i Muzikës Country.

Ai ishte martuar pesë herë, derisa ka pesë fëmijë.