Kulturë

Buka midis traditës dhe frikës nga uria

Descriptive Text

Në lindje e vdekje. Në festë e zi. Për jetën e re në shtëpi gatuhet kulaçi. Buka shtrohet në sofër edhe kur shuhet një jetë. Edhe kur luftohet për mbijetesë në luftë e paqe, i zoti i shtëpisë pas sigurisë së familjarëve, mendjen e çon menjëherë te sigurimi i bukës, shkruan sot Koha Ditore.

Por, edhe mikpritjen e ka të lidhur me bukën. “Bukë e krypë e zemër!” – është shprehja e shqiptarit edhe kur hallligësht ia hap derën të njohurit e të panjohurit. “Në fakt, ekziston një etikë e tërë e marrëdhënieve buknore te shqiptarët që drejtpërdrejt lidhet me marrëdhëniet e tjera shoqërore”, shkruan antropologu Arsim Canolli në vrojtimin e tij etnografik, “Flija”, botuar më 2018 në Tiranë nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës shkruan se mjafton të kujtohen shprehjet “Në bukë teme”, “Ka dhanë bukë”, “Nuk është bukëpërmys”, “S’na lëshoi pa bukë”, “Na priti me bukë”, apo “Buka jote të vret”, për ta argumentuar lidhjen e nyjshme të shqiptarëve me bukën. “Fjala ‘bukë’, edhe sot ka përdorim mjaft të gjerë, si sinonim i ushqimit për njeriun, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri e gjetiu ku jetojnë shqiptarët. ‘A ke hangër bukë?’ thuhet edhe për mëngjes, edhe për drekë e darkë”, shkruan Canolli, i cili ka studiuar kulturën buknore.

E frika e bukës i ka kapur së fundmi shqiptarët si asnjëherë prej luftës. Po presin me orë të tëra në radhë nëpër market për një thes miell, por edhe para mullinjve. Madje nuk po i bëjnë hesap as thirrjet e zyrtarëve se duke qëndruar ngjitur njëri për tjetrin në radhë për miell, po e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve në kohën kur bota është pllakosur nga virusi korona që po përhapet vrullshëm anembanë botës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.