Kulturë

QKK-ja thotë se në Berlinale prezantoi Kosovën si vend bashkëprodhimi dhe xhirimi

 

Në kuadër të programit EFM Landmark të Tregut Evropian të Filmit (European Film Market) në Berlinale, QKK-ja prezantoi profilin e Kosovës para producentëve, filmbërësve dhe komisioneve të filmit europian dhe botëror.

Sipas njoftimit dërguar mediave, ky prezantim përveç vënies në pah të karakteristikave natyrore, arkitektonike, demografike dhe kulturore të Kosovës, paraqiti edhe një historik të filmit të Kosovës prej formimit të Kosovafilmit në 1969, ndërprerjes së prodhimit prej para dhe gjatë 90tave, deri te ringjallja e kinemasë Kosovare e cila shpesh u zgjodh dhe po vazhdon të përdoret si medium për trajtimin e plagëve dhe dhimbjes që solli lufta.