Kulturë

Filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina shfaqet në “Berlinale”

Pas premierës botërore në “Sundance”, gjatë pasdites së sotme, filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina është shfaqur në festivalin prestigjioz të filmit “Berlinale”.

Premiera e filmit e regjisorit kosovar është shfaqur nga ora 15:30 në kuadër të programit “Panorama”.

Këtë ngjarje nga afër e ka përcjellë edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, ajo është takuar me drejtoreshën e Akademisë së Filmit Evropian Marion Doring, e cila e ka quajtur shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e kësaj akademie me Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Doring ka thënë se Kosova kontribuon me një numër të madh të artistëve në Akademinë e Filmit Evropian.

Ministrja Dumoshi po ashtu u shpreh shumë e kënaqur me interesimin e lartë të pjesëmarrësve për filmin e regjisorit Morina.

“Exil-i” i Visar Morinës rrëfen historinë e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili zhytet në krizë identiteti, pasi që ndihet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e tij të punës.

Kasta e këtij filmi sjell në ekran aktorët Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli dhe emra të tjerë të huaj, kryesisht artistë gjermanë.