Kulturë

Ministrja Dumoshi në “Berlinale”, ndjek filmin “Exil” dhe takon drejtoreshën e EFA-së, Marion Doring

Ministrja Dumoshi në “Berlinale”, ndjek filmin “Exil” dhe takon drejtoreshën e EFA-së, Marion Doring

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, po qëndron për vizitë në Gjermani, në festivalin prestigjioz të filmit “Berlinale”, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit “Exil”, i regjisorit kosovar Visar Morina.

Ministrja Dumoshi, në kuadër të takimeve gjatë kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike evropiane, takoi drejtoreshën e European Film Academy, Marion Doring, e cila, pasi uroi ministren Dumoshi për pozitën e re, e falënderoi për pjesëmarrjen në Berlinale dhe u shpreh e lumtur nëse ministrja do t’i bashkëngjitej ndarjes së çmimeve të European Film Academy, që do të mbahet në Islandë.