Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, po qëndron për vizitë në Gjermani, në festivalin prestigjioz të filmit “Berlinale”, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit “Exil”, i regjisorit kosovar Visar Morina.
Ministrja Dumoshi, në kuadër të takimeve gjatë kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike evropiane, takoi drejtoreshën e European Film Academy, Marion Doring, e cila, pasi uroi ministren Dumoshi për pozitën e re, e falënderoi për pjesëmarrjen në Berlinale dhe u shpreh e lumtur nëse ministrja do t’i bashkëngjitej ndarjes së çmimeve të European Film Academy, që do të mbahet në Islandë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoresha e EFA, Doring gjatë bisedës me ministren Dumoshi theksoi që bashkëpunimi me Qendrën Kinematografike të Kosovës është tepër i rëndësishëm. Kosova në European Film Academy kontribuon me një numër të madh të artistëve.
Po ashtu u diskutua edhe për iniciativa të reja për përfshirjen e të rinjve dhe fëmijëve në punëtori të ndryshme, si formë e mirë e kultivimit të talentëve të rinj.
Nga ana e saj, ministrja e falënderoi drejtoreshën e EFA-s, Marion Doring, për tërë vlerësimin për kinematografinë kosovare dhe për gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme.
Gjithashtu, ministrja Dumoshi foli edhe për filmin “Exil” ku u shpreh shumë e kënaqur për interesimin tejet të madh të pjesëmarrësve në Berlin për filmin e regjisorit Morina, i cili Kosovën e bën qendër të vëmendjes kinematografike gjatë këtij festivali prestigjoz. / KultPlus.com
