Avni Vogel dhe punimet nga filigrani

Avni Vogel dhe punimet nga filigrani

21 February 2020 08:37

Qafore, unaza, vathë e deri në aksesorë flokësh mund të jenë punimet e veçanta me filigran.

Punimet me këtë lloj argjendi janë ndër zanatet më të vjetra në Kosovë. Filigrani dhe përpunimet e tij vazhdojnë të jenë të kërkuara.

Ato i bën edhe Avni Vogel nga Prizreni, i cili këtë zanat e nisi që nga mosha 14-vjeçare, transmeton Sot në KTV.

Tani ai ka 25 vjet përvojë pune dhe thotë se të gjitha punimet i bën vetë.

Në Prizren ai ka hapur lokal të ri me punime dore nga filigrani. Vogel thotë se filigrani si zanat do shumë punë. Sipas tij, kërkesat janë më të pakta në krahasim me vitet e paraluftës.

Zanatliu tregon se si shkon procedura e punës.

Mosinteresimi i brezave të rinj për këtë art, sipas Vogelit, është njëra nga arsyet që filigrani nuk vlerësohet sa duhet.

Derisa është i vendosur ta vazhdojë këtë zanat, ai thotë se përveç pamjes unike që ofrojnë bizhuteritë me filigran edhe çmimi i tyre është i arsyeshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme