Britania refuzon t’ia kthejë Greqisë statujat e Parthenonit Foto: Shutterstock

Britania refuzon t’ia kthejë Greqisë statujat e Parthenonit

20 February 2020 08:55

Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se rikthimi i monumenteve historike në vendet e origjinës nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare që do të bëhet në Bashkimin Europian pas Brexitit.

Drafti negociues i BE-së parashikon që palët të diskutojnë problemet lidhur me veprat kulturore që janë nxjerrë nga vendi në mënyrë të paligjshme.

Shtypi britanik njoftoi se çështja në fjalë është vendosur në rend dite nga Greqia që thekson se i janë vjedhur shumë vepra historike përfshirë statujat e Parthenonit, transmewton ATSH raportimin e agjencive.

Qipro dhe Spanja kanë mbështetur Athinën.

Megjithatë, një zëdhënëse e qeverisë britanike refuzoi rikthimin e statujave Parthenon-it që ekspozohen në muzeun britanik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme