Kulturë

Universiteti që e ndau Kosovën në dy epoka

Universiteti që e ndau Kosovën në dy epoka

“Çdo shqiptar i shkolluar është një armik më shumë për Jugosllavinë!”. Kjo është një nga shprehjet për nivelin e shkollimit të shqiptarëve të Kosovës, të thëna dikur e të rikujtuara këto ditë, teksa po shënohet 50vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

I takon Millosh Cërrnjnskit, shkrimtarit impresionist dhe diplomatit serb, e thënë në kontekst të debatit për ndërtimin e një universiteti në Kosovë, këtu e gjysmëshekulli më parë. Themelimi i Universitetit të Prishtinës është një ngjarje liminale, prag që e ndan historinë e Kosovës në dy epoka: periudha e shoqërisë së saj pa universitet dhe me universitet.