Kulturë

“Mote Universitare” ekspozon historinë gjysmëshekullore të UP-së

“Mote Universitare” ekspozon historinë gjysmëshekullore të UP-së
 

Në kuadër të “Javës së Universitetit” u hap sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ekspozita “Mote Universitare”, e kuruar për nder të 50 vjetorit të UP-së.

E prezantuar sipas një rendi kronologjik të pesë dekadave të historisë së Universitetit të Prishtinës , ekspozita dokumentuese, me karakter historik, solli në këtë ambient fotografi, dokumente, diploma, dhe relike që lidhen me jetën universitare të UP-së.