Teneqepunuesit e tre brezave në Podujevë

Teneqepunuesit e tre brezave në Podujevë

Artan Krasniqi Artan Krasniqi 26 January 2020 12:00

Ndër zejet që vazhdon të jetë profitabile e me shumë ushtrues në qytetin e Podujevës, është ajo e llamarinëpunuesve. Në një zonë jo fort të madhe, dyqanet ku kryhen këto veprimtari nuk mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, shkruan sot Koha Ditore.

Në mesin e atyre që punojnë në këtë zeje është familja Raçi. Janë pasardhësit e Arif Raçit, zanatliut të moçëm, që vdiq vitin e kaluar në moshën 82-vjeçare. Në fakt, Arifi është brezi i dytë e teneqepunuesve në Podujevë.

Djali i tij, Fehmiu, tregon se i ati e kishte marrë këtë zanat nga dy mjeshtër më të vjetër e në zë në këtë anë, Xhemë Podujeva e Hajro Obrança Teneqexhia. Vetë Fehmiu, tash 52-vjeçar, njëri nga tre djemtë e Arifit që e di këtë zanat, thotë se e do këtë punë. Këtë e sheh si çelës suksesi për një profesion. Në dyqanin e tij, në “Rrugën e Brigadave”, në një cep, është edhe makina e parë me të cilën nisi punën babai i tij.

Për familjen makina që e kanë për më se 4 dekada ka vlerë monumentale. Aktualisht është jashtë funksionit, e Raçi thotë se nuk e shet me para.

Makina monumentale

Në një pasdite të ftohtë janari, Fehmi Raçi po merret me punë të vogla me llamarinë. Thotë se punët më të mëdha kryhen verës. Prandaj, është i vetëm në dyqanin e tij, që ndodhet më poshtë se niveli i rrugës.

Një palë gërshërë që presin llamarinën i mban në dorë instinktivisht, edhe pasi lë për pak minuta punën, për të

shpalosur rrëfimin e zanatit familjar. Kthehet te babai i tij. Një afishe që kumtonte lajmin për vdekjen e tij është vënë në një pjesë të murit anësor. “Këtë punë e kam trashëguar nga baba. Të gjithë vëllezërit e kemi trashëguar dhe e mbajmë”, thotë Raçi, me një dozë krenarie.

Prej kur ishte mëvetësuar si zanatli, Arif Raçi, zanatin e ka ushtruar në të njëjtinvend ku tash punojnë edhe djemtë e tij. Por zejen e kishte marrë nga dy mjeshtër më të moçëm.

“Te Xhemë Podujeva dhe Hajro Obrança Teneqexhiu, që kanë qenë në zë në atë kohë”, thotë ai. Tek krahason kohët, thotë se mënyra se qysh kanë punuar dikur ka qenë më primitive e më e vështirë, por insiston se ka qenë më kualitative

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme