Robert Downey Jr. e promovoi filmin “Dolittle” në Berlin

Robert Downey Jr. e promovoi filmin “Dolittle” në Berlin

21 January 2020 15:43

Aktori amerikan, Robert Downey Jr. dhe kolegët e tij të filmit “Dolittle” ateruan në Berlin, pak para lansimit të këtij projekti nëpër kinematë gjermane.

Filmi fantastik dhe i përshtatshëm për fëmijë, i jep kahe komplet ndryshe aktorit Downey Jr., i cili dekadën e fundit e ka kaluar duke e portretizuar superheroin shumë të dashur për publikun, “Iron Man”

“Dolittle’ është realizuar nga regjisori dhe skenaristi, Stephen Gaghan, dhe cili bazohet në personazhin e njohur tashmë për publikun, Doctor Dolittle. Rolin protagonist në këtë version të filmit e luan aktori i njohur hollywoodian, Robert Downey Jr. dhe pjesë e kastës së aktorëve janë edhe yjet, Antonio Banderas dhe Michael Sheen, raporton Koha.net.

Doctor Dolittle, është një person i cili mund t’i kuptojë dhe të flasë me kafshët. Këto të fundit e zënë një pjesë të madhe në këtë projekt. Ndërkaq, zërat për kafshët e krijuara në mënyrë kompjuterike për filmin i kanë huazuar aktorë të ndryshëm si: Emma Thompson, Rami Malek, John Cena, Kumail Nanjiani, Octavia Spencer, Tom Holland, Craig Robinson, Ralph Fiennes, Selena Gomez dhe Marion Cotillard.

Studioja filmike “Universal Pictures” ka shpresuar që përfshirja e aktorit të famshëm, Robert Downey Jr., në rolin e veterinarit i cili mund të flasë me kafshët, do të tërhiqte një numër më ta madh të publikut nëpër kinema. Por, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi filmi e shënoi një hapje të dobët në arkat filmike të Amerikës Veriore, duke u pozicionuar në vendin e dytë me 22 milionë dollar të fituara. Kjo shumë e arkëtuar nga shitja e biletave, është shqetësuese për krijuesit e filmit, marrë parasysh se realizimi tij ka kushtuar afërsisht 180 milionë dollarë.

Filmi “Dolittle” do ta shënojë premierën gjermane më 30 janar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme