Kulturë

Bardha Buza, piktorja që lidh abstraksionin me realen

Punimet në atelienë e saj dallojnë nga njëra-tjetra. Piktorja Bardha Buza, përmes formave në pëlhurë, ka vendosur lidhjen mes abstraksionit dhe reales.

Edhe peizazhet e punuara prej saj janë imagjinare.

Emri i artistes Bardha Buza ka qenë i vendosur në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës, transmeton emisioni "Express" në KTV.

Piktorja kosovare vlerëson se realitetet shoqërore e personale kanë ndikuar në shprehjen e saj artistike, derisa tutje synon të krijojë një cikël plotësisht të ri për ta prezantuar jashtë Kosovës.