Post Malone dhe Mark Wahlberg, luajnë bashkë në një film të ri të Netflixit

Post Malone dhe Mark Wahlberg, luajnë bashkë në një film të ri të Netflixit

21 January 2020 09:49

Është publikuar traileri i një filmi të ri aksion-komedi i paltformës Netflix, në të cilin luajnë aktori Mark Wahlberg dhe reperi Post Malone.

Në sekuencat e para të publikuara të këtij projekti me titull “Spencer Confidential”, Malone shfaqet në rolin e një të burgosuri i cili e sulmon personazhin e Wahlbergut. Me regji të Peter Bergut, komedia premierën pritet ta shënoj më 6 mars të këtij viti. Ndërkaq, me role në këtë projekt po ashtu shfaqen aktorët, Winston Duke dhe Mark Maron, raporton Koha.net.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Malone shfaqet në ekran të madh. Në të kaluarën, ai e kishte bërë një paraqitje të shkurtër në filmin “Spider-Man: Into The Spider-Verse”.

Ndërkohë, Post Malone dhe Liam Gallagher, janë ndër emrat e fundit të muzikantëve të shtuar në listën e performuesve të festivalit të sivjetmë “Rock In Rio Lisbon”. Ngjarja shumë e ndjekur muzikore zë vend gjatë dy fundjavave, më 20-21 dhe 27-28 qershor.

Ndër yjet e tjerë të konfirmuar tashmë për të interpretuar në këtë festival janë: “Foo Fighters”, “The National”, Camilla Cabello dhe “Black Eyed Peas”.

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme