Kulturë

Bendi “Queen” përfshihet në një monedhë me Mbretëreshën Elizabeta e Dytë

Ikonat e muzikës “Queen” do të përfshihen kokë për kokë me Mbretëreshën e Britanisë Elizabeta e Dytë, në një monedhë të re dedikuese.

Monedha, e publikuar të hënën, i nderon katër anëtarët e bendit të famshëm, Freddie Mercury, Brian May, Roger Taylor dhe John Deacon, me përshkrimin e instrumenteve të tyre muzikore, raporton Koha.net.

Sipas kompanisë së limituar “The Royal Mint”, kjo është hera e parë që një bend britanik është nderuar me përfshirjen në një monedhë të Britanisë së Madhe.

"Ky është një moment i pabesueshëm. Këtu e kemi një monedhë pesë funtesh të krijuar nga kompania “The Royal Mint”, sipas traditës së zakonshme. Në njërën anë e kemi Mbretëreshën, dhe në anën tjetër e kemi bendi “Queen”. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, citohet të ketë thënë anëtari i bendit Brian May, në një video mesazh të publikuar nga Reuters.

{gallery}

Monedha e përfshinë logon e bendit dhe instrumentet në të cilët ata kanë luajtur si: pianoja “Bechstein” e luajtur nga Freddie Mercury, kitara e njohur si “Red Special” e Brian Mayt, daullet e Roger Taylorit dhe bas kitara e John Deaconit.

Kjo është monedha e parë e krijuar nga “The Royal Mint” në serinë e monedhave "Legjendat e Muzikës”, që pritet t'i realizojnë ndër vite.