Kulturë

Maksut Vezgishi synon Venecian me realitetin kosovar e global

Maksut Vezgishi synon Venecian me realitetin kosovar e global

“Si do të jetojmë së bashku?”, është koncepti kuratorial që ka zgjedhur presidenti i Bienales së Venecias, Pablo Baratta, së bashku me kuratorin e edicionit të 17-të të ekspozitës ndërkombëtare të arkitekturës, Hashim Sarkis, shkruan sot Koha Ditore.

E ky titull do të jetë një sfidë për arkitekti Maksut Vezgishi, i cili të premten është emëruar kurator i Pavijonit të Kosovës në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare. Ka thënë se për kurimin e Pavijonit të Kosovës do të niset nga mjedisi i vendit për të prekur tema që e preokupojnë shoqërinë edhe në aspektin global.