Dështimi i unifikimit të Ballkanit – shpërbërje e Perandorisë Bizantine

Dështimi i unifikimit të Ballkanit – shpërbërje e Perandorisë Bizantine

Kemal K. Karpat 18 January 2020 09:47

Perandoria Bizantine, edhe pse kishte rëndësi të madhe në përhapjen e krishterimit në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, nuk e përballoi dot diversitetin etnik dhe nuk ia doli që ta realizojë unitetin e vërtetë. Prandaj, Perandoria Bizantine u shpërbë, sepse në radhë të parë nuk i unifikoi territoret ballkanike, kështu që konfliktet shoqërore e rrënuan këtë perandori, shkruan sot Koha Ditore.

Nga këndvështrimi etnik, sistemi i miletit ishte përgjigje kundrejt shoqërisë heterogjene në Ballkan. Pushtetin e vet në Ballkan, shteti osman e ngriti mbi mozaikun e gjuhëve dhe kulturave që më herët – duke filluar nga shekulli V deri në shekullin XI – ishte krijuar si rezultat i migrimeve sllave dhe turke dhe Ballkani ishte i populluar me grekët, maqedonasit, skitët, shqiptarët e të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk ka dyshim se para ardhjes së osmanlinjve, në Ballkan kanë jetuar grupe të mëdha turqish, siç janë peçegenët, kumanët, oguzët dhe turqit selxhukë. Disa prej këtyre popujve kaluan në krishterizëm, ndërkaq në disa vendbanime ata e pranuan gjuhën e shumicës, ndërsa kishte të tillë që edhe mbetën si myslimanë duke e ruajtur gjuhën e tyre origjinale. Një dëshmi të tillë e ka ofruar qartë T. Kovalkovski, i cili i gjeti tri shtresa leksikore – turkoverior, anadollik dhe osman – në gjuhën turke, të tillë siç flitet në verilindje të Bullgarisë.

Perandoria Bizantine, edhe pse kishte rëndësi të madhe në përhapjen e krishterimit në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, nuk e përballoi dot diversitetin etnik dhe nuk ia doli që ta realizojë unitetin e vërtetë, siç na i bëjnë të qartë ekzistenca e shumë kishave të identifikuara krahas grupeve ekzistuese etnike në Ballkan. Prandaj, Perandoria Bizantine u shpërbë, sepse në radhë të parë nuk i unifikoi territoret ballkanike, kështu që konfliktet shoqërore e rrënuan këtë perandori.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme