“Lamtumirë Xhevdet, e bëre premierën e fundit në Nju Jork me një kryerol”

“Lamtumirë Xhevdet, e bëre premierën e fundit në Nju Jork me një kryerol”

17 January 2020 09:55

Ndarja e herët nga jeta e aktorit, Xhevdet Ferrit ka tronditur familjarë, miq dhe të gjithë shqiptarët që kanë ndjekur veprimtarinë e tij ndër vite.

Mesazhe të shumta janë përçuar përmes rrjeteve sociale, nga artdashës, politika dhe artistët e kinemasë shqiptare, ku shprehin ngushëllimet për humbej e të madhit Xhevdet Ferri.

Aktori u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga reagimet e kolegëve të tij, të cilët shprehin dhimbjen për humbjen e një aktori të madh.

Mevlan Shanaj:

Ikja para kohe e Xhevdet Ferrit ka rënë shumë befas dhe me tronditje, jo vetëm për miqtë e tij dhe dashamirësit e artit, por besoj për gjithë shqipfolësit. Erdhi në art si një risi me talentin dhe sharmin e tij. Në çdo paraqitje skenike apo në ekran Xhevdet Ferri jo vetëm linte gjurmë, por të bënte ta merrje me vete pamjen e tij artistike apo njerëzore. Portret burri fisnik dhe mirësi, përcillnin karakteret e tij. Ndihesh bosh kur mendon, që nesër nuk do të jetë, ndihesh krenar që vepra e tij mbetet si pasuri kombëtare. Lamtumirë Xhota ynë!

Reshat Arbana:

Kjo është jeta, nuk ke ça bën. Do të mësohemi me këto gjëra. Në një periudhë të shkurtër u ndanë nga kjo jetë, Fatos Baxhaku, Gjergj Xhuvani dhe tani së fundmi edhe Xhevdet Ferri. Ngushëllime nga shpirti, të rrojnë e ta kujtojnë. Nuk ka fjalë. Në këto kohë nuk kemi fjalë sepse është tronditëse

Rajmonda Bulku:

Ne jemi duke punuar, jemi në skenë duke vënë një shfaqje, dhe na lajmëruam. U shokuam, jo se nuk e prisnim me thënë të drejtën por lajm i fundit i tmerrshëm. Më vjen shumë keq, nuk e di, mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai është bërë gjysh. Mendoja se ajo qënie që do të vinte në jetë mund ta tjetërsonte. Por jetoi shumë pak si gjysh i lumtur.

Njeriu gjithmonë shpreson prandaj i thoja që do të vijë një atmosferë tjetër në shtëpinë tuaj me lindjen e bebit. Por nuk di çfarë të them, njeriu shpreson deri në fund. Por tani na ra kështu papritur. Ishte një student i shkëlqyer, serioz, një aktor që premtonte shumë, shumë i ditur, fjalët më të mira do të thoja. Me një familje, me vajzën, bashkëshorten…Më vjen keq që ju iku dikush shumë i dashur, shumë i shtrenjtë, shoku i tyre. Ishim në mes të punës dhe ngelëm, ngrimë, kur e morëm lajmin.

Viktor Zhusti:

O Zot, është e paimagjinueshme.

Më mori dikush në telefon më tha, a mund të na thoni dy fjalë për Xhevdetin? Po pse çfarë ka? i thashë. Ka ndërruar jetë. O zot, nuk e di çfarë të them. Është gjëja më tronditëse që kam patur në këtë periudhë. Dua ti shpreh ngushëllimet gruas, vajzës, të gjithë njerëzve që kanë punuar bashkë me të.

Minella Kureta:

Me hidhërim mësuam sot më datén 16 Janar 2020 për ndarjen nga kjo jetë në moshën 59 vjeçare të aktorit të madh Z. Xhevdet Ferri . Eshtë tepër e dhimbshme, se nuk ka njeri që të mos kishte simpati të veçantë për rolet e tij si në teatër ashtu dhe në kinematografi. Ai ka luajtur në shumë role , po unë do ti sillnje në vëmëndje publikut:

Përrallë nga e kaluara më 1987 në rolin e Trimit.

Dasma e Sakos më 1998 në rolin e Sakos

Treni niset në shtatë pa pesë. 1988 – Martini.

Gjoleka- djali i Abazit 2006 shoferi i kamionit.

Në kërkim të kujt 2009 – Prokurori.

Vitet e pritjes . – në rolin e Gjonit.

Dhe vjen një ditë. – Gori

Hije që mbeten pas – Agron Shabani

Besa e kuqe – Pali

Fushë e blertë, fushë e kuqe. – Petriti

Gjallë – Alive 2009 – Zefi e shumë të tjerë.

Ngushëllimet më të thella si për familjen ashtu dhe për tërë Komunitetin Teatror për këtë humje të madhe. Lavdi vepres artistike të tij e ju preftë shpirti në Parajsë.

Bujar Alimani:

R.I.P. Xhevdet Ferri

e bere premieren e fundit parmbreme ne New York me një kryerol.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme