Kulturë

“Fest” i Beogradit në nderim të Bekim Fehmiut

“Fest” i Beogradit në nderim të Bekim Fehmiut

Edicioni i 48 i Festivalit ndërkombëtar të Beogradit "Fest", do të mbahet në nderim të aktorit shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiut (1936-2010). Ai konsiderohet një nga yjet, jo vetëm të kinematografisë jugosllave.

Përgjatë këtij festivali, organizatorët kanë paraparë shfaqjen e retrospektivës së filmave në të cilat luajti Bekim Fehmiu. Përveç kësaj, organizatori në uebfaqen e festivalit ka bërë të ditur se portreti i aktorit karizmatik do ta përbëjë identitetin vizuel të festivalit, transmeton Koha.net raportin e seecult.