Kulturë

Arilena Ara përfaqëson Shqipërinë në “Eurovisionin” e 2020-s

 

Këngëtarja Arilena Ara ka fituar Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të “Eurovisionit”.

Në edicionin e 58-të të Këngës në RTSH, Ara fitoi me këngën “Shaj”. Lindon Berisha është kujdesur për tekstin e kësaj kënge, ndërsa për muzikën Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski.