Kulturë
Dokumentimi i luftës së fundit në Kosovë nëpërmjet animacionit
Në mes të bombave, një grua përballet me betejat e përditshme për ushqim dhe mbijetesë. Ajo i ecën kryq e tërthor peizazhet e zbrazëta të qytetit, që po zhduken dita ditës me secilën bombë që po bie.
Lufta si përvojë vetmitare është shtjelluar në dokumentarin e animuar të realizuar nga Urtina Hoxha. Ajo ka zgjedhur që ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë, t’i pasqyrojë në një formë ndryshe, raporton “Express” i KTV-së.