Kulturë

Hasan Ferri, heroi i betejave kundër katër ushtrive

Kishte marrë pjesë bashkë me të atin në betejat për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Përtej dhjetëra këngëve që përjetësuan fitoren e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbi ushtrinë malazeze, në betejën e Nokshiqit ra i ati, Jakup Ferri, por i biri i tij, Hasani, do ta vazhdonte luftën edhe për disa dekada të tjera, shkruan sot Koha Ditore. Beteja të shumta me turqit, malazezët, serbët, e madje edhe me austro-hungarezët, do të kishin atë si protagonistin kryesor.

Studiues, dashamirë të librit e pasardhës të familjes së heroit të premten kanë marrë pjesë në përurimin e librit monografik të historianit Ramiz Abdyli “Hasan Jakup Ferri – një jetë për atdhe” në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Ky botim i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup është vlerësuar për të dhënat e reja arkivore që ndriçojnë jetën dhe veprimtarinë e heroit nga Plava.

Ligjëruesi nga Universiteti i Tetovës, Fehari Ramadani, ka vlerësuar se libri i profesor Abdylit jep një pasqyrë të plotë për veprimtarinë e Hasan Ferrit, i cili qysh në moshën 17-vjeçare kishte marrë pjesë në beteja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)