Shfaqja nisi me tingujt e dy pianistëve.
Veprat e interpretuara nga Rea Veizi dhe Sebastian Ene, plotësohen nëpërmjet imazheve dhe interpretimit skenik të pjesëve të shkëputura nga vepra letrare.
Regjisorja Ema Andrea ka dalë disa herë nga prapaskena për të sjellë fragmente nga veprat e Milan Kunderës, Lous Aragonit, Charles Bukowskit dhe Sarah Kane, transmeton KTV.
“Alter, një rrugëtim në vetën e parë” përmes efekteve vizuale rizbulon veprat muzikore në një kontekst tjetër.
Shfaqja që e pati premierën vitin e kaluar në Tiranë, në Prishtinë u pasurua edhe me elemente të reja.
Vepra “Përbindëshi” e kompozitorit Kosovar Liburn Jupolli është shkruar enkas për këtë projekt teatror.
Profesoresha e pianos, Lejla Pula, vlerëson se kjo shfaqje multi-disiplinore ka sjellë një kolazh artistik që duhet parë më shpesh në Prishtinë.
Publiku i mbledhur në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë e mirëpriti shfaqjen.