Kulturë

“MagMus” promovon veprën e Drinor Zymberit

Krijimtaria e kompozitorëve vendas të muzikës klasike, tashmë do të dokumentohet nëpërmjet platformës “online”, të cilën e ka lansuar shtëpia botuese e specializuar për botime muzikore, “MagMus”.

Kjo databazë elektronike ofron informacione për ata që duan të dinë më shumë lidhur me veprimtarinë e kompozitorëve kosovarë, transmeton KTV.

Krahas publikimit të platformës, në kinemanë “Armata”, u promovua edhe vepra e kompozuar për orkestër harqesh, e kompozitorit Drinor Zymberi.

Zymberi thotë se ky kompozim sjell një qasje stilistike që dallon nga veprat e mëhershme, të cilat i ka shkruar.

Detajet për versionin “online” të shtëpisë botuese “MagMus”, i ka dhënë kompozitori Liburn Jupolli.

Njohësit e muzikës thonë se kjo hapësirë informuese do t’i shërbejë promovimit të kompozitorëve.

Shtëpia për botime muzikore “MagMus”, pas veprës së publikuar të Drinor Zymberit, pritet të prezantojë “online” edhe kompozime tjera në version të shkruar.