Kulturë

Thaçi dekoron koreografin e njohur, Fehmi Shaqiri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot koreografin e njohur, Fehmi Shaqirin. Në ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë, Thaçi vlerësoi kontributin e Shaqirit në promovimin e vlerave kombëtare.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”,- shkruan Hashim Thaçi në një postim në Facebook.