Kulturë

Në Gjilan inskenohen rrëfimet e të prekurve nga dhuna përmes shfaqjes “Ofshamë”

Llogaritet se mijëra njerëz në Kosovë për vite me radhë e kanë mbajtur të heshtur dhunën që kanë përjetuar.

Për t’i motivuar të prekurit nga ky akt, që ta ngrenë zërin për drejtësi, në Teatrin e qytetit të Gjilanit është shfaqur drama “Ofshamë”, me regji të Erson Zymberit dhe Burim Baftiut.

Ky projekt teatror tregoi detaje të gjendjes së personave që kanë pësuar trauma psikologjike si pasojë e çasteve që kanë prodhuar dhunë.

“Ofshamë”, është inskenuar nga disa të rinj të Gjilanit, të cilët nëpërmjet projektit “Ballafaqimi me të kaluarën” kanë shtrirë në skenë këtë shfaqje që rrëfen për ankthet e viktimave të sulmeve fizike.

Nexhat Ismajli nga organizata “Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi i paqes”, thotë se “Ofshamë”, mund të konsiderohet si reflektim i shoqërisë ndaj barbarisë.

Pas Gjilanit, shfaqja “Ofshamë”, do të prezantohen në Shkup dhe në disa qytete tjera të Ballkanit.